zoom

Aktualitet

Arrestohen 3 persona që kërcënuan me armë një 44-vjeçar! I gjendet radio e lidhur me policinë

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 3 persona që e kërcënuan me armë zjarri një 44-vjeçar. Të arrestuarit janë shtetasit Bajram Roçi, Bekim Çera dhe Ylli Murati.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Intervention”, janë vënë në pranga shtetasit Ylli Murati, 40 vjeç, Bajram Roçi, 30 vjeç dhe Bekim Çera, 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri, një shtetas 44 vjeç”, raportoi policia.

Ndërkohë raportohet se në automjetin e blinduar të Ylli Muratit raportohet se u gjeten kallashnikov dhe pistoletë.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të Drejtoriasë Vendore të Policisë së Durrësit.

Në vijim të operacionit “Intervention”, nga kontrolli në banesën e babait të Bajram Roçi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervention”.

Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët për motive të dobëta, kanosën me armë zjarri, një 44-vjeçar.

Njëri prej të arrestuarve, me precedent për vjedhje me armë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoleta), municion luftarak, si dhe 3 automjete, njëri prej tyre, i blinduar.

Gjithashtu, sekuestrohen 1 radio e lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës, e cila së bashku me 2 armë zjarri dhe me automjetin e blinduar, mbaheshin nga shtetasi me precedent kriminal.

Menjëherë pas njoftimit, për një rast kanosjeje në rrugën “Pavarësia”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, kanë shkuar në zonë, dhe si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, si dhe i punës së mirorganizuar, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorët e rastit.

Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intervention”, janë vënë në pranga shtetasit Y. M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri, një shtetas 44 vjeç.

Nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit u gjeten 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës.

Në vijim të operacionit “Intervention”, nga kontrolli në banesën e babait të shtetasit të arrestuar B. R., u gjet 1 armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.