Aplikacion
I fundit që u vendos në pranga në radhët e PS-së ishte Erion Veliaj, por pavarësisht se kreu i Bashkisë Tiranë qëndron pas hekurave, Rama s’ndjen përgjegjësi, por madhe shprehet se ai ndodhet në qeli pa gjyq duke sulmuar SPAK.
Rama theksoi se ai do largohet vetëm kur të dëshirojë vetë, ose do e heqë nga posti populli shqiptar.
“Dorëheqjen duhet ta harrosh ti bashkë me gjithë të tjerët, për të më larguar mua nga politika ka dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm dhe aty them stop, ose më largon populli i Shqipërisë.
Më 11 Maj jam kurioz do të votojë ata që janë jashtë sepse thuhet që i dëbova unë. Te shohin çfarë mendimi kanë ata, nëse votojnë masivisht për mua si dëbuesi i tyre, kur shifrat tregojnë që largimi është konstant, atëherë do të mbaj shënim. Nuk jam i kapur pas pushtetit, por pas punës”, tha Rama.
“The Telegraph”: Ëndrra e Trump për betonizimin Gazës, ka nisur të bëhet realitet në Shqipëri