Aplikacion
“Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi”, tha Berisha, thirrje e cila vjen pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha solli vëmendje edhe arrestim e demokratit Ervin Salianji, duke nënvizuar se edhe ai njësoj si Meta, janë prangosur për motive politike.
Por sipas Berishës, opozita do të reagojë fuqishëm, ndaj bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve, por edhe të vetë strukturave të partisë që ai drejton.
“Të sakrifikojmë e të shpëtojmë vendin tonë. Mos prisni kurrë që të tjerë do vijnë të qëndrojnë për ne. Janë opozitarët shqiptarë ata të cilët kanë meritën e madhe, kanë vullnetin e vendosmërinë për t’u ngritur. Janë ata që i rezistuan përpjekjeve për t’i asgjësuar e sot vijnë më të fortë se kurrë. Koha nuk është e fjalëve, por e veprimit. Drejtues të PD kërkohet përkushtimi juaj më i madh i jetës suaj t’u prijmë qytetarëve, demokratëve në këtë betejë vendimtare.”- tha Berisha.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat