zoom

Aktualitet

Arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, SPAK zbulon akuzat: Shiti sekretet shtetërore

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e ish deputetit të PS, Jurgis Çyrbja.

Prokuroria e Posaçme informon se ndaj socialistit janë ngritur 3 akuza: “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Sipas burimeve për Zoom.al Jurgis Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Në një hetim të gjatë, në bashkëpunim me autoritetet franceze, gjatë kohës që i arrestuari ushtronte postin e deputetit akuzohet si përdorus i aplikacionit SKY ECC, ku pretendohet se ka shpërndarë sekrete dhe informacione për personazhe të grupimeve kriminale.

Së bashku me ish-deputetin socialist është arrestuar edhe një person i dytë, i afërt me të.

Ndërkohë një tjetër është i shpallur në kërkim me masën “Arrest me burg”.

Njoftimi i SPAK:

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.