zoom

Lajme

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama: U shkatërrua jeta e një njeriu për budallallëk profesional

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zhvilluar sërish një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale, ku deklaroi se drejtësia po heton me metoda të Sigurimit të Shtetit.

Duke nënkuptuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, por njëherësh duke folur për zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se uron që jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor. Ai shtoi se drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet profesionale.

“Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar. Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.

Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet. Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale”, tha Rama.

Postime të lidhura