zoom

Lajme

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama i del në mbrojtje: U dërgua në qeli pa gjyq

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, duke u shprehur se kanë “një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla”.

Rama theksoi se kryetari i bashkisë është mbyllur pa gjyq në qeli, duke shtuar se tani do të heqë dorë nga formula e tij që “skam koment”.

“U përndezën nga era e mishit me gjak dhe vijnë kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time.

Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i bufit të kënetës, U përndezën nga era e mishit me gjak dhe vijnë kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria.

Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”. Nuk do i mbaj më për vete opionet e mia.

Opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundura, ska pse t mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihuar instituiconet e drejtëssë, por u mungon kritka konstruktive, për ti vënë në dukej të metat.

Postime të lidhura