zoom

Aktualitet

Arrestimi i Erion Veliajt dhe përplasja me Ols Dadon, Rama: Në SPAK, problematikë respekti ndaj tjetrit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt dhe përplasjen e tij me prokurorin e çështjes, pas publikimit të transkripteve të kryebashiakut ku sipas tij Ols Dado e kishte quajtur ndyrësirë.

Kreu i qeverisë ripërsëriti që është Partia Socialiste ajo që ka krijuar SPAK dhe se dëshiron që organi i akuzës të fuqizojë veten.

Por, sipas Ramës, duhet “profesionalizëm dhe integritet” nga ana e SPAK, duke shtuar se është problematike respekti ndaj prezumimit të pafajësisë dhe kujtdo që është në proces.

Edi Rama: PS e ka krijuar SPAK, që ka vullnetin e popullit shqiptar. Ne duam që SPAK të jetë aty, që të fuqizojë veten dhe jemi këtu për të ushtruar këtë vullnet.

Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK. Ama, pavarësia nuk mjafton. Duhet edhe profesionalizmi e integriteti.

SPAK duhet të luftojë me veten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që nuk sheh majtas ose djathtas.

Ama, duke ruajtur të gjitha principet e kulturës europiane. Është një pikë problematike tek aktiviteti i SPAK, që ka të bëjë me respektin për tjetrin, me respektin për prezumimin e pafajësisë, me respektin për këdo që bëhet pjesë e një procesi, qoftë edhe që pyetet si person që mund të dijë diçka, se cilido qoftë është i barabartë me këdo.

Kushdo që merr në pyetje këdo aty te Stacioni i Trenit, duhet të ketë parasysh se duhet ta respektojë.

Postime të lidhura