Aplikacion
Arrestimi i Dakos përflitej prej kohësh, edhe pse ish-kryetari i Bashkisë Durrës njihej si një miqtë e kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë që më parë, kanë përfunduar në burg edhe figura të larta në Partinë Socialiste si Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako etj.
Pikërisht burgosjen e zyrtarëve të Lartë të PS-së ka ironizuar edhe aktivisti Genc Sejko, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se kryeministri Rama ka më shumë shokë në burg sesa ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela që vuajti 27 vite në qeli.