zoom

Blog

Arrestimi i Dakos dhe skemat mafioze të drejtësisë shqiptare

Të gjitha studiot merren me arrestimin e Dakos. Ka prova, s’ka prova. E zbardhi lejen në kohë, nuk e zbardhi? E arrestuan me prova, apo e arrestuan kot? Vodhi 18 milionë lekë tek shëtitorja e Durrësit apo jo?

Askush nuk merret me një gjë të tmerrrshme që po ndodh në Shqipëri. Atë që lajmi për arrestimin e dikujt del në media 1 javë para se të pritet fletë arresti.

Një sistem drejtësie që funksionon në këtë mënyrë nuk është sistem drejtësie, por është organizatë e strukturuar kriminale.

Sepse nuk bën drejtësi, por shantazh dhe llogaritje për qëllime të pista. Këto lloj llogarish dhe skemash i bën vetëm mafia.