Aplikacion
Departamenti Amerikan i Shtetit, i pyetur nga korrespodentët grekë në Uashington, ka kërkuar nga Shqipëria të zbatojë ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Në reagimin që një përfaqësues i diplomacisë amerikane bëri për mediat greke theksohet se zyrtarë të ambasadës së SHBA në Shqipëri do të monitorojnë nga afër të gjithë procesin e zgjedhjeve.
“Ne i kemi bërë vazhdimisht thirrje autoriteteve dhe partive politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregulloren e zgjedhjeve si dhe rregulloren ndërkombëtare, përfshirë ndalimin e shitblerjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarë të ambasadës amerikane janë pjesë institucionesh të tjera ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, thuhet në reagim.