Aplikacion
29 vjeçari me iniciale N. L., dhe 33 vjeçari me iniciale E. P., janë ndaluar më datën 28 Dhjetor për veprën penale “Vjedhja”.
Pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, dy të rinjtë i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP.
Por, ata kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Pas arratisjes, policia ka arritur që të kapë 33-vjeçarin, ndërsa po punohet për kapjen e të riut tjetër.
Ndërkohë ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.