zoom

Bota

Armik i Putin dhe baba i 100 fëmijëve – Profili i pazakontë i shefit të Telegram, Pavel Durov

Pavel Durov përfaqëson shumëçka për shumë njerëz. Mjeshtër programimi, sipërmarrës miliarder, për disda është lolo i Kremlinit, luftëtar i fjalës së lire si dhe ësshtë baba biologjik i të paktën 100 fëmijëve.

Durov, themeluesi i pakapshëm i aplikacionit popullor Telegram, i cili u arrestua në Francë gjatë fundjavës, bashkon figurën misterioze e mrekullibërëse teknologjike të kreut të META-s Mark Zuckerberg, zakonet e çuditshme të jetesës së ish-shefit të Twitter Jack Dorsey dhe brezin liridashës të Elon Musk – plus një obsesion të ngjashëm me pronatalizmin dhe të pasurit shumë fëmijë. Durov tha në korrik se ai kishte bërë më shumë se 100 fëmijë falë donacioneve të spermës që kishte bërë gjatë 15 viteve të fundit.

Me vlerë rreth 9.15 miliardë dollarë sipas Bloomberg dhe i pajisur me një sërë pasaportash dhe rezidencash, Durov ka jetuar për një dekadë një jetë pa kufij, një njeri pa bagazhe të rëndësishme me vete për të siguruar lirinë e komunikimit nga sytë kureshtarë të qeverive, të zgjedhur në mënyrë demokratike ose jo.

Tani, problemet ligjore të Durovit po nxisin një debat të vjetër, duke vënë në pikëpyetje enkriptimin e Telegram, i cili i mban komunikimet që e përdorin të sigurt, madje edhe nga punonjësit e kompanisë, kundër shqetësimeve të sigurisë të qeverive të ndryshme dhe fushatës së Bashkimit Evropian për të frenuar gjigantët e teknologjisë.

Një dyshe çudibërëse

Durov ka lindur në vitin 1984 në ish-Bashkimin Sovjetik, por u transferua në Itali kur ishte 4 vjeç, i tha sipërmarrësi i teknologjisë gazetarit të njohur konservator Tucker Carlson, në një intervistë të rrallë në fillim të këtij viti. Familja u kthye në Rusi pas rënies së Bashkimit Sovjetik, pasi babai i Durov mori një ofertë për të punuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut.

Durov tha se ai dhe vëllai i tij më i madh, Nikolai, ishin të dashururar dhe gjeni matematike që në moshë të vogël. Vëllai i madh Durov ishte yllikur dyshja ishin fëmijë. Durov tha se vëllai i tij shkoi në një media italiane për të zgjidhur ekuacionet kub gjatë një emisioni kur ishte ende fëmijë dhe fitoi disa medalje të arta në Olimpiadat Ndërkombëtare të Matematikës. Durovi më i vogël ishte nxënësi më i mirë në shkollën e tij dhe garoi në nivel lokal.

“Ne të dy ishim shumë të apasionuar pas kodimit dhe dizajnimit të gjërave,” tha Durov.

Ai tha se kur familja u kthye në Rusi, ata sollën nga Italia një kompjuter IBM PC XT, që do të thotë se ata ishin “në fillim të viteve ’90, një nga familjet e pakta në Rusi që mund të mësonin veten se si të programonim”.

“Zuckerberg”-u i Rusisë

Shkathtësia e kodimit dhe shpirti sipërmarrës i Durov-it e shtynë atë të ndërtonte Vkontakte (VK), një faqe e mediave sociale, në vitin 2006, kur ai ishte një 21-vjeçar që sapo kishte përfunduar universitetin. VK shpejt u bë i njohur si Facebook i Rusisë dhe Durov ishte përgjigja e vendit për Mark Zuckerberg.

Por marrëdhënia e Durov-it me Kremlinin u shndërrua shpejt në armiqësore, shumë më shpejt sesa ajo e Zuckerberg-ut me Uashingtonin.

Kur protestuesit filluan të përdorin VK-në për të organizuar demonstrata në Kiev kundër presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, në vitin 2013, Durov tha se Kremlini i kërkoi faqes që të dorëzonte të dhënat private të përdoruesve ukrainas.

“Ne vendosëm të kundërshtonim dhe kjo nuk u përtyp mirë nga qeveria ruse,” i tha ai Carlson-it.

Ky vendim vulosi fatin e Durovit në kompani. Durov më vonë do jepte dorëheqjen si shef, duke hapur derën për njerëzit e afërt me presidentin rus Vladimir Putin për të marrë detyrën. Sipërmarrësi shiti të gjitha aksionet e tij për miliona dollarë dhe më pas u largua nga Rusia. Sot VK është nën kontrollin e shtetit.

“Për mua, ajo që bëra nuk ishte kurrë për t’u pasuruar. Gjithçka në jetën time ishte për t’u bërë i lirë. Për aq sa është e mundur, misioni im në jetë është të lejoj njerëzit e tjerë të bëhen të lirë”, tha Durov.

“Unë nuk dua të marr urdhra nga askush.”

“Të gjithë ta shpifin “

Ndërsa Zuckerberg bleu WhatsApp në përpjekjen e tij për të ndërtuar perandorinë e mediave sociale, e njohur tashmë si META, Durov zgjodhi të ndërtojë aplikacionin e tij të mesazheve, pavarësisht një tregu tashmë të mbushur me platforma të tilla.

Ai nuk mendonte se ajo që ishte tashmë në treg, ishte mjaftushëm e mirë.

“Nuk ka rëndësi se sa aplikacione mesazhesh janë atje, nëse të gjithë ta shpifin,” tha Durov për TechCrunch në 2015.

Durov tha se përvoja e tij me Kremlinin ishte një motivues kryesor në krijimin e Telegram, i cili tani është i bazuar në Dubai. Ai dhe vëllai i tij donin të ndërtonin diçka që do të ishte e lirë nga sytë kureshtarë të qeverive.

Kriptimi i fortë i kompanisë dhe angazhimi i shumëpërfolur ndaj privatësisë u provuan tërheqëse për qindra miliona përdorues që u dyndën në Telegram – duke përfshirë, përfundimisht edhe grupe të ndryshme, përfshi ata që planifikuan sulmet terroriste në Paris në nëntor 2015.

Zbulimi e shtyu Durovin që bënte një jetë larg syve të mediave, të shkonte në një takim të beftë publik, dukedhënë një sërë intervistash, përfshirë një me CNN, për të siguruar publikun se Telegram nuk po shndërrohej në një WhatsApp për terroristët.

Telegrami, sipas Durov, ishte thjesht platforma më e sigurt e mesazheve në treg dhe kompromentimi duke çelur një derë të pasme për qeveritë, do minonte të qenitjoshës për aplikacionin dhe angazhimin e kompanisë ndaj privatësisë.

“Ju nuk mund ta bëni atë të sigurt kundër kriminelëve dhe të hapur për qeveritë,” i tha Durov CNN në 2016.

“Ai ose është ose nuk është i sigurt.”

Marrëdhënia me Kremlinin

Kundërshtimi i Telegramit për të lëvizur nga pozitat për sa i përket privatësisë e vendosi atë në mosmarrëveshje me qeveritë në mbarë botën – duke përfshirë Rusinë, të paktën fillimisht.

Moska në vitin 2018 u përpoq të ndalonte Telegramin pas kundërshtimit të shërbimeve ruse të sigurisë që kërkuan çelësat e deshifrimit. Durov u zotua të kundërshtojë ndalimin.

Një tjetër përballje mes sipërmarrësit të teknologjisë dhe Kremlinit dukej se ishte në horizont, por asgjë nuk ndodhi. Ndalimi u hoq në vitin 2020.

Në vitet që pasuan, Telegram u bë një nga platformat e pakta të mediave sociale të huaja që vepron në Rusi pa kufizime. Tani është mjeti i parapëlqyer i komunikimit zyrtar për shumë zyrtarë në qeverinë ruse.

Kritikët e Durov kanë vënë në dyshim prej kohësh nëse Telegram mund të funksiononte kaq lirshëm në Rusi pa i bërë asnjë lloj lëshimi Kremlinit, akuza që Durov i ka hedhur poshtë vijimësisht – shpesh duke treguar për grindjen e tij në fillim të viteve 2010 që e shtynë atë të largohej nga Rusia.

Para se të arrestohej në Paris, Durov ishte në Azerbajxhan në të njëjtën kohë me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ishte në vend për një vizitë zyrtare dy-ditore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se të dy nuk u takuan.

Megjithëse Durov i ka kthyer publikisht shpinën Rusisë, qeveria filloi të punojë shpejt në mbështetje të Durovit pas ndalimit të tij. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se ambasada ruse në Paris “nisi menjëherë nga puna” pasi mori vesh për problemet ligjore të Durovit.

Çështja e abuzimit përmes Telegramit nga pastruesit e parave, trafikantët e drogës dhe njerëzit që përhapin pedofilinë ka vijuar të shqetësojë qeveritë perëndimore. Arrestimi i tij në Francë ishte i lidhur me një urdhër në lidhje me mungesën e moderimit të Telegram, sipas BFMTV-së, degë e CNN.

Telegram u përgjigj në një deklaratë se “është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin në atë platformë”.

Deklarata shtoi se Telegram u përmbahet ligjeve të BE-së dhe se Durov nuk kishte asgjë për të fshehur.