Aplikacion
Boxing Day duket se nuk do të jetë kurrë një ditë si të tjerat, pasi surprizat janë gjithmonë aty…Ashtu si sot u duk se Manchester City do ta kishte super të lehtë ndaj Leicester, duke shënuar në 22 minuta 3 gola dhe më pas me 4-0 thuajse vulosur ndeshjen…
Por, ndodhi e pabesueshme në pjesën e dytë, ku në harkun kohor të 10 minutave “Dhelprat” shënuan 3 herë me anë të Maddison, Lokman dhe Iheanachon duke shkuar në 4-3… Më pas, skuadra e Guardiola do të shënonte golin e 5-3 (Laporte) për të qenë pak më e qetë dhe në fund Sterling mbyll ndeshjen “tenistike” 6-3.
Arsenal ka marrë një fitore me shumë vlera në fushën e Norëich, duke fituar 0-5, ku spikati Saka me dopietën e tij. Gjithashtu, Tottenham nuk fal në shtëpi me Crystal Palace, duke fituar 3-0.
Surprizë ishte fitorja 3-2 e Southampton në transfertë ndaj ëest Ham. Armando Broja tashmë ëshë një yll dhe futbollisti i të tashmes dhe të ardhmes. Për ta vërtetuar këtë, edhe njëherë, djaloshi kuqezi, ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë.
Në një kundërsulm, ai mori “zvarrë” gati gjithë mbrojtjen kundërshtare që në fund e ndaluan duke i shkaktuar edhe penallti që më pas u shndërrua në gol nga shoku i ekipit të shqiptarit,Ward-Prowse…