zoom

Stil

Armaldo Kllogjeri flet pas eliminimit nga “BBVA”

Armaldo Kllogjeri ka folur rreth përvojës së tij brenda shtëpisë së “BBVA”.

I ftuar në “Fun Club”, Armaldo tha se “në fakt, po i ikte paksa dëshira për të qenë brenda shtëpisë”.

“Kuptova që situata u bë pak më e vështirë, erdhën banorë të rinj, duhet të kishe mënyra të tjera për të luajtur, por edhe mënyra si po shkonte loja mes Luizit, Oltës, meje dhe banorëve të tjerë, u bë pak e komplikuar. Edhe Kristi u bë shumë i komplikuar, me ato ndjekjet e tij për të më nxjerrë nga vetja. Debati që unë kam pasur me Luizin…ai u kujtua pas 80 e ca ditëve që të bënte një lojë si Luizi për të më nxjerrë nga vetja. Por, gjithsesi, dola dhe u kuptua që po të kisha biletë kthimi, nuk do të kthehesha më mbrapsht”, tha Armaldo.

Ai theksoi se hyri në shtëpi për një përvojë të bukur, të njihte banorë të rinj dhe se nuk e kishte parashikuar që do të qëndronte për aq gjatë në “BBVA”. Më pas, foli edhe për marrëdhënien e krijuar me Oltën dhe Luizin.

“Jo më larg se dje, më është bërë një pyetje nga Olta se çfarë do bëja nëse ajo dhe Luizi do të largoheshin nga “BBVA”, unë kam thënë që ‘Do të largohem bashkë me ju, sepse unë nuk e gjej veten në “Big Brother” me të tjerë”, tha ai, duke shtuar se me Oltën ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt, e cila u krijua te ruloti dhe se raporti i tyre ishte i sinqertë.

“Nuk kam pasur si qëllim që të bëjë një lojë me mua, apo unë të bëj një lojë me Oltën”, u shpreh ai dhe tha se nuk ishte pozicionuar qëllimisht pranë Oltës apo Luizit. “Ajo vinte natyrshëm, me batutat”, shtoi Armaldo.

Ai ceku edhe pjesën e zgjedhjes për të mos mbajtur asnjë qëndrim karshi situatave dhe veçanërisht, ndaj Luizit.

“Unë qëndrim ndaj Luizit kam mbajtur për 10 ditë dhe nuk kam folur fare me të. Është e pamundur, në asnjë lloj rrethane që ti të kesh persona ose banorë që nuk ke dëshirë t’i flasësh, apo të komunikosh me ta. Vetvetiu, duke qenë 24/7, vetëm me një kalim, një batutë kundrejt teje dhe ti automatikisht, ose do të buzëqeshësh…do të bëhesh pjesë. Kjo është më e bukura dhe interesantja: diskutimi për pozicionin tim. Pse nuk u bënë ata të dy bashkë dhe unë isha me ata të dy? Unë gjithmonë kam qenë ose me njërin, ose me tjetrin. Unë rrija në një pozicion të tillë, për të kuptuar lojën e njërit apo tjetrit dhe kur kisha interes, shkoja te njëri apo tek tjetri. Pse nuk më larguan ata të dy?”, sqaroi ai, duke shtuar se edhe e ka menduar që të ketë krijuar edhe një pol të tretë në shtëpi, përpos atij të Oltës dhe Luizit.
Armaldo shtoi se ky format është një lojë, ama, brenda lojës, ka edhe një moral njerëzor.

“Unë Luizin e vlerësoj për mënyrën si ka luajtur lojën, por e ka luajtur pak rëndë”, tha ai, por hezitoi ta quante “të pabesë”, përkundrazi, theksoi se mik është dhe do të jetë me Luizin.

Për pjesën e hyrjes në tualet, që e çoi edhe në nominim, Armaldo tha se nuk e dinte se ekzistonte si rregull që nuk duhej të hyjnë 2 ose më shumë njerëz në tualet, pasi nuk e kishte lexuar kontratën./ Zoom.al