Aplikacion
Bëhet fjalë për 5 apartamente në total, të cilat sipas mbrojtësit ligjor të komompanisë së ndërtimit, janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK.
Sipas shoqërisë “Arlis”, ish shefi i operacionales kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje bëri edhe pagesën për to, por pas disa kohësh kërkoi prishjen e kontratës.
Nuk dihet nëse ka ndonjë marrëveshje të fshehtë mes “Arlis Konstruksion” dhe Oltion Bistrit por oasuritë u sekuestruan nga struktura e posaçme, përgjatë procedurës hetimore, ku rezultoi se pronat ishin pjesë e pasurisë se Bistrit.
Këtij të fundit iu sekuestruan apartamente dhe dyqane me vlere totale rreth 3.1 milionë euro, për llogari të hetimeve që po kryhen për dosjen “Metamorfoza”.
“Arlis Konstruksion” është një shoqëri ndërtimi e mbuluar me hije dyshime pasi herë pas here ka zënë faqe për gjoba ndaj saj apo ndërtim të kateve pa leje.
Çfarë të bëjmë me 2024-ën. Një vit i turbullt ka hedhur dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme