zoom

Lajme

Arlind Qori dhe absurditeti i një kauze të shpikur për Azbi Spahiun

Arlind Qori i lëvizjes “Bashkë”, organizoi sot një protestë para Ministrisë së Brendshme, duke pretenduar se po kërkonte “drejtësi” për oficerin e policisë rrugore, Azbi Spahiun, i cili u lëndua aksidentalisht të martën ndërsa po shkonte në spital për një kontroll mjekësor.

Pretendimi kryesor i Qorit është se Azbi Spahiut i është bërë presion nga policia për shkak të detyrës, pasi ai kishte ndaluar djalin e biznesmenit S.M, i cili dyshohet se drejtonte një automjet nën ndikimin e alkoolit, çka nuk u provua se ai refuzoi testin e alkoolit.
Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga vetë familja e Spahiut, e cila ka reaguar me një deklaratë të qartë dhe të prerë:

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.”

Familja Spahiu ka kërkuar publikisht që të respektohet qetësia e tyre dhe që rasti të mos përdoret për interesa të tjera

“Siç na kanë këshilluar edhe mjekët, ajo që i duhet më shumë tani Azbiut është qetësia. E vlerësojmë shumë interesimin dhe mbështetjen e gjithkujt, por kërkojmë mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon” -thuhet në deklaratë.

Por paradoksalisht me këto sqarime të drejtpërdrejta, Arlind Qori vazhdon me protestat e tij dhe deklaron se do t’i vazhdojë protestat, duke shpërfillur kërkesat e familjes.

Ky qëndrim i tij ngre disa pyetje të rëndësishme: Si mund të dilet në protestë për të mbrojtur dikë që thotë qartësisht se nuk ka nevojë për t’u mbrojtur? Si mund të flasësh për presion kur vetë Azbi Spahiu dhe familja e tij e mohojnë një gjë të tillë?

Kjo sjellje tregon se kauza e Qorit nuk është aspak për Azbi Spahiun, se atij nuk i intereson çfarë kërkon Azbi Spahiu, por është i interesuar vetëm për ta përdorur fatkeqësinë e oficerit të policisë promovimin e tij politik.

Ajo tregon se Qori është më i interesuar të krijojë zhurmë dhe të tërheqë vëmendje, duke përdorur një situatë personale, si platformë për protagonizëm, sesa të dijë e të pranojë të vërtetën.

Ai e ka treguar vetë vuajtjen që ka për protagonizëm dhe për të dalë para kamerave, aq sa prishi emisionin Opinion të Blendi Fevziut me qëllimin për të patue një audiencë më të madhe.

Për kë protestoi atëherë Arlind Qori? Për Azbi Spahiun apo për hallin e tij politik? Sa e respekton ai familjen e Spahiut, e cila ka kërkuar të lihet në qetësi? Sa i intereson realisht shëndeti i Azbi Spahiu? A e ka vizituar ai në spital? A ka komunikuar me familjen për të pyetur për gjendjen e tij? Apo po krijon një histori nga hiçi për të përfituar nga ndjeshmëria publike?

Arlind Qori nuk ka bërë asgjë nga këto. Prandaj protesta qe e pavërtetë dhe degjeneroi ne sherr me Adriatik Lapajn. Kauza e Qorit doli edhe këtë herë lakuriq. Ata që nuk e shohin janë 40 të verbër që i shkojnë ende pas. /Zoom.al

Postime të lidhura