zoom

Sport

Arjeta Rade i sjell Shqipërisë medalje bronzi në Europianin e Peshëngritjes

Peshëngritsja e KS Teuta, Arjeta Rade, arriti një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Europian të Shtangës që zhvillohet në Durrës.

Sportistja e talentuar durrsake mori medalje bronzi në shtytje (e treta) dhe e gjashta në shkëputje.

Në dygarësh Rade u pozcionua e katërta në peshën 81 kg, kategoria U23.

Një rezultat i shkëlqyer për shtagnisten e KS Teuta, e e cila stërvitet nga trajneri Besnik Psatha.

Kjo ishte medalja e parë e Shqipërisë në Europianin, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala”. /zoom.al/