zoom

Aktualitet

Arjani mund të ishte shpëtuar, qëndroi në jetë 24 orë. Zjarrfikësja nuk kishte mjete për ndërhyrje

Detaje të reja janë zbardhur nga gjetja e trupit të 32-vjeçarit, Arjan Sala, roja i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e magazinës që ishte përfshirë nga flakët tek Casa Italia.

Report-tv raporton se Sala ka qenë në jetë për 24 orë dhe më pas ka ndërruar jetë prej asfiksisë. Ai është gjetur i mbuluar me disa rroba, të cilat kanë qenë të lagura. Dyshohet se ato janë lagur nga uji i zjarrfikësve, të cilët për shkak të temperaturës së lartë e kishin shumë të vështirë të depërtonin në magazinë.

Në rast se do të kishim pasur një ndërhyrje të mëparshme të zjarrfikësve, ai mund të ishte shpëtuar. Por, siç e pranoi edhe njëri prej tyre, ata nuk kanë mjetet e duhura.

Trupi i 32-vjeçarit është gjetur në pjesën fundore të magazinës, në pjesën e pasme të qendrës tregtare. Arjan Sala ishte i martuar dhe kishte një fëmijë të vogël 2 vjeç.