zoom

Aktualitet

Argjendaria u grabit nga 4 persona, njëri priste në makinë. Kapen nga kamerat e sigurisë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen me armë të argjendarisë ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Sipas burimeve në grabitje kanë qenë 4 persona. Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat ku duken qartë 3 persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë, ku arritën që të grabisin afro 500 gram flori.

Personi i 4 kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë 3 autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip “BMW”.

Ndërkohë policia po heton dhe po punon me zbërthimin e kamerave të tjera të sigurisë për të parë nëse ky grup kriminal është larguar drejt Fushë-Krujës apo drejtim të Durrësit.