zoom

Aktualitet

Argita Malltezi paraqitet në SPAK, zbulon për çfarë është thirrur

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është paraqitur në SPAK. Para se të hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme foli shkurtimisht për mediat.

“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë të plotë për ju”, deklaroi Argita Malltezi.

Ajo qëndroi rreth 30 minuta brenda ambienteve të SPAK dhe për mediat tha se kishte pyetur nëse se ekziston një video ku gjyqtarja Irena Gjoka negocionte me një ish-deputet të PS-së për marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese

Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Pyeta e a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon nuk e kam, SPAK pse nuk ka pse ta tjerrë. Të thotë SPAK që nuk ekziston”, u shpreh Malltezi.

 

Postime të lidhura