zoom

Lajme

Argita Berisha: Dosja “Partizani” e diktuar politikisht. Masa e arrestit, për të goditur opozitën

 Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, në një konferencë për mediat, së bashku me avokatët e ish-kreut të qeverisë, deklaroi se çështja Partizani nisi nga diktati politik. Ajo shtoi se masa ndaj Sali Berishës është në fakt një goditje për opozitën e vendit.

Pjesë nga deklarata e Argita Berishës ishte si më poshtë:

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.

Balla ka bërë kallëzim të rremë, ne e kemi kallëzur dhe SPAK nuk ka nisur procedim penal. Në çdo moment që Rama ka bërë presion ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, SPAK ka intensifikuar hetimet”.

Mes të tjerash ajo ka renditur disa nga shkeljet, që sipas saj janë bërë për këtë çështje nga SPAK.

“Të njëjtin vendim, së bashku me disa vendime të tjera, KRT. Rama miraton një masterplan që parashikohet si zonë U12. Plani u miratua me vendim të KRT-së. Keni të gjithë firmat e drejtorëve të Edi Ramës. Një nga pretendimet e tjera, është se SPAK tjerr tymnaja dhe më pas hidhet kjo tymnajë.

Çfarë është ligj ndryshohet me ligj ose me dekret, dhe jo me gjykatë. Dekretet presidenciale provojnë se klubi i futbollit nuk ka qenë në planin e përhapjes. Këtë e konfirmon dhe OPGJ-ja. Dekreti është aty. Klubi i futbollit shërben si lokacion dhe jo objekt”, tha Malltezi.

Ish-kryeministri Berisha qëndron në masën “arrest me burg” që prej fundit të vitit të kaluar, teksa GJKKO dhe SPAK nuk e lejojnë të ushtrojë as mandatin e deputetit dhe të shkojë në Parlament. /ZOOM.AL/