zoom

Slider

Arbitri Meta jep 11-m të diskutueshëm kundër Tiranës dhe del me polici nga fusha, Partizani në krye

Mbyllet me tension, polemika dhe përplasje ndeshja Tirana-Bylis, e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Barazimi 2-2 bëri që Tirana të humbas kreun dhe tani titulli nuk është më në dorën e bardhebluve.

Arbitri Kridens Meta dha një penallti të diskutueshme kur rezultati ishte 2-1 për Tiranën në minutën e 74’ dhe pas 6 minutash protestash dhe polemikash gjyqtari Meta, nuk pranoi ta shikonte momentin në VAR, por insistoi për 11-m.

Te pika e bardhë u paraqit Adili, i cili nga 11-m finalizoi duke vendosur ekulibrin. Në barazim 2-2, Tirana hidhet në sulm në kërkim të golit, por nuk arrin të shënoj.

Në fund ishte Najdovski, që pati një shans të artë për të shënuar, por nuk realizoj dhe gjithçka u mbyll 2-2.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarin Kridens Meta, tifozët mësyjnë në fushë dhe u desh ndërhyrja e policisë për të mbrojtur arbitrat.

Në ndeshjet e tjera Partizani mundi 4-1 Kastriotin dhe ngjitet në krye të Superiores, Teuta mundi 1-0 Egnatian, Kukësi barazoi 0-0 me Erzenin, ndërsa Vllaznia u ndal në një barazim 1-1 me Laçin. /zoom.al/