zoom

Stil

“Arbana qau në kishë” – Eraldo Rexho rrëfen detaje nga dasma e moderatores me Eduart Grishajn

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj e mbajtën të fshehtë dasmën e tyre në verë në Itali, duke treguar vetëm pak nga ceremonia përmes fotove.

Por në mbylle të vitit 2023, Eraldo Rexho e veçon këtë dasmë si një nga ngjarjet që ka shënjuar vitin, duke treguar edhe detaje që nuk ishin zbuluar më parë.

Eraldo ka treguar se që prej njohjes së Arbanës dhe Eduardit, ka kërkuar një dasmë, duke qenë se kjo dëshirë lidhet edhe me dëshirën e tij të madhe për të festuar.

Rexho ka treguar se momenti i ceremonisë në kishë ka qenë prekës për çiftin, pasi të dy kanë lotuar, e pas tyre edhe vetë Eraldo.

Megjithatë pas këtij momenti emocionues, Eraldo ka rrëfyer se në darkë Arbana ka kërcyer, ka kënduar e ka festuar pafund, duke e surprizuar mikun e saj.