zoom

Lajme

Arbana Osmani s’gjen vend si moderatore, hap podcast pas zhgënjimit nga ekrani

Arbana Osmani ka qëndruar larg ekranit që pas moderimit ë BBV2.

Prej kohësh ndjekësit prisnin që ajo të kthehej në televizion dhe vetë prezantuesja ka bërë me dije se shumë shpejt do të jetë sërish pranë publikut të saj.

Megjithatë moderatorja i ka suprizuar të gjithë teksa zbuloi se do të vinte me një podkast që pritet të ketë në kanalin e saj personal.

Ajo publikoi një fotografi ku shihet se ka filluar punë të re, por nuk tregoi ndonjë detaj se ku dhe kur do të shfaqet përsëri në ekrane televizive.

Arbana prej muajsh ka qenë në bisedime me drejtues televizionesh për t’u rikthyer, por duket se ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët, duke bërë që moderatorja të nisë krejtësisht e pavarur një podcast.

“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para“, tha ajo e ftuar në RTV Dukagjini pak muaj më parë.

Pyetjes nëse  do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”.