zoom

Të gjitha

Arbana Osmani na njoftoi 5 muaj më parë se nuk do ta moderojë më BBVIP 3 me këtë mesazh

I gjithë rrjeti po komenton mungesën e Arbana Osmanit në këtë edicion të Big Brother Vip dhe zëvendësimin e saj në moderim nga Ledion Liço.

Por duket se lajmin se ajo nuk do të jetë më pjesë e Big Brother, Arbana e ka dhënë vetë, pesë muaj më parë.

Në gusht, në një “Ask” me ndjekësit në “Instagram”, Arbana njoftoi se Big Brother për të ka mbaruar.

Një ndjekës e pyeti moderatoren se kush mendonte se është personi që meritonte më shumë në BBV dhe e kanë gjykuar gabimisht.

Dhe përgjigja e Arbanës ishte: “BB për mua ka mbaruar me 6 muaj. Kursejini pyetjet për të se nuk kam asnjë përgjigje interesante.”