Aplikacion
Gjyqtarja Saida Dollani vendosi rrëzimin e ankimeve të paraqitura nga Safet Gjici dhe Ama Kaçi, duke lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre më 26 qershor nga shkalla e parë.
Pas përfundimit të seancës, Alma Kaçi refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. Ajo u shmang duke deklaruar në ikje:
“Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë.”
Safet Gjici u arrestua pas video-skandalit seksual në zyrë, me akuzën për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.