Aplikacion
Në vendimin e saj, gjykata ka miratuar vendimin nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke lënë të pandryshuar masën e sekuestrimit të sendeve të përfshira në çështje. Ky vendim i apelimit ka konfirmuar atë të mëparshmin, duke e lënë në fuqi ndalimin e kthimit të sendëve të sekuestruara.
Gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe shoqërisë “Partners Law”, që i konsideronte masat e sekuestros si të paligjshme.
Për shqyrtimin e kësaj kërkese ishte caktuar gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila dërgoi një raport mjekësor ku theksonte se ndodhej në pamundësi për të marrë pjesë në gjykim. Engert Pëllumbi u përcaktua në kuadër të listës së hartuar nga zëvëndës kryetari i Apelit të Posaçëm në fillim të vitit, si i gatshëm për raste urgjente në gjykim.
Olldashi në bazë të ligjit do duhet të shqyrtojë të gjitha kërkesat gjatë hetimeve paraprake që kanë të bëjnë me procedimin penal të Erion Veliajt etj, dhe mbetet për tu parë nëse do ti rikthehet çështjes sërish apo do vijohet të ndiqet nga gjyqtari Pëllumbi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.