Aplikacion
Sipas Antonela Berishës, ditën e ngjarjes ato ndodheshin në të njëjtin restorant me Klea Prengën rastësisht dhe situata agravoi pas provokimeve që sipas saj, blogerja bënte.
Berisha u shpreh e gatshme për të bërë paqe me Klea Prengën.
“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës.
Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme.
Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara gjykatës”, tha Antonela Berisha para trupës gjykuese.
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve