Aplikacion
Shkak, sipas hetimeve të tanishme është se Mariela Berisha e akuzonte për lidhje paralele intime që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e saj prej një viti.
Instagrami i biznesit të 2 motrave ka vijuar normalisht të përditësohet duke postuar foto ku reklamojnë që të dyja veshjet më të reja.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e 6 gushtit 2024, në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë.
Vetë e dhunuara denoncoi në Instagram ish-konkurrenten e “Big Brother VIP” dhe motrën e saj se fshiheshin pas dhunimit duke publikuar dhe foto dhe video pas dhunës ku ajo duket se ka marrë dëmtim të rëndë në fytyrë.
Ish-banorja e BBV dhe motra e saj, siç pretendon e reja, e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se “ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes”.
Por ndërsa në faqen e tyre të biznesit vijon aktivitet në faqen e saj në instagam Antonela Berishaj, ish-konkurrentja e “Për’Puthen” ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj.
Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime negative në faqen e saj zyrtare duke e detyruar të ndërmarrë këtë veprim./ Zoom.al