zoom

Lajme

ANSA: Truprojat e Ramës gjakosën deputetin italian, Meloni u tha ta lëshonin (video)

Deputeti i opozitës Italiane, Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’ ka pasur një përplasje me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Ai i ka kërkuar llogari Melonit gjatë përplasjes në dalje të pikës së kontrollit në Shëngjin, ndërsa e ka akuzuar atë se po bën fushatë elektorale.

“Po bën fushatë elektorale, takime elektorale’ tha deputeti Maggi, ndërsa Meloni është mbrojtur nga rojet e saj dhe ka deklaruar se ‘do ti japë fjalën në parlament’.Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.”

Sipas agjencisë mediatike italiane ANSA, Maggi ka dalë para makinës që transportonte Edi Ramën dhe Melonin, duke shfaqur një tabelë ku lexohej “1 miliardë euro spot elektoral”.

Në këtë moment ai është rrethuar sipas ANSA policët, por që siç dallohet nga pamjet janë truprojat e Ramës, punonjës të Gardës, të cilët e kanë zhvendosur me forcë menjëherë për të hapur rrugën.

Madje ANSA thotë se deputeti italian është parë me njolla gjaku në pjesën sqetullës.

Në këtë moment, Meloni doli nga makina duke iu drejtuar truprojave të Ramës në anglisht “Ju lutem lereni”, mesa duket pasi e pa se si po e trajtonin.