Aplikacion
Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë ankandin e thirrur nga përmbaruesi privat deri në shqyrtimin e çështjes me themel, pas kërkesës së depozituar nga presidenti Refik Halili, që kundërshtonte ankandin e shpallur nga Përmbaruesi.
Përmbarimi kishte hapur një ankand për të shitur 66% të aksioneve të Tiranës, me vlerë rreth 1.6 milionë euro, për shkak të një detyrimi që shoqëria “Halili” i ka Darlin Prezës, trashëgimtar i një testamenti ligjor.
Në kërkesë-padi, Halili pretendoi për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. Po kështu, Halili “shpk”, kundërshtoi veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili ka nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand.
Gjyqtarja e çështjes është Alma Hicka, ndërkohë që dje u vendos që gjyqi të shtyhej për sot. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat