zoom

Aktualitet

Anija me kokainë në Portin e Durrësit/ Prangoset inxhinieri rus, iu gjetën materiale pornografike

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin:

-G. G., 42 vjeç, banues në Rusi, për veprën penale “Pornografia”.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 42-vjeçari ishte inxhinier i dytë i anijes që u kap me 49 kg kokainë, në portin e Durrësit, në maj të këtij viti. Gjithashtu, gjatë veprimeve, rezultoi se shtetasi G. G. mbante në telefonin e tij materiale të ndryshme pornografike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin S. A., 47 vjeç, banues në Egjipt, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.