Aplikacion
Duke u bashkuar me një trend mbarëbotëror për të hetuar monedhat e reja të bankës qendrore, kancelari Rishi Sunak tha se Britania, “duhet të shkojë më tej, për të qëndruar në krye të inovacionit financiar”.
Një monedhë digjitale e bankës qendrore ka shumë përkufizime. Karakteristikat unifikuese do të ishin që të krijohet sistem digjital i pagesave, ndryshe nga bankat tregtare dhe kompanitë e mëdha të pagesave, të cilat përdorin monedhat kombëtare, të tilla si Visa dhe Mastercard.
Versione të ndryshme parashikojnë individë që kanë llogari digjitale në bankën qendrore, duke shërbyer të njëjtin qëllim si kartëmonedhat dhe monedhat në sistemin financiar.
Përfitimet përfshijnë një ulje të mundshme të kostove të transaksionit, duke siguruar që njerëzit të mbrohen nga paqëndrueshmëria financiare e sistemeve private të pagesave, që potencialisht dështojnë dhe duke siguruar që bankat qendrore të mbajnë kontrollin mbi politikën monetare kundrejt mundësisë së largët që pagesat mund të migrojnë në kriptovaluta.
“Bank of England” tha që bashkë me Thesarin nuk kishin marrë një vendim për të emetuar një monedhë digjitale të bankës qendrore dhe task forca do të shqyrtonte një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë nëse ajo shërbente për një qëllim të vlefshëm.
Nuk do të ishte një aset kripto, siç është bitcoin, i cili mund të rritet ose zvogëlohet në vlerë krahasuar me monedhat kombëtare. “Bank of England” shtoi se përdorimi i parave të gatshme mund të bjerë shpejt me tejkalimin e përdorimit të kartave.
Shumë bankierë qendrorë kanë pranuar se ka disa rreziqe të mëdha për të kapërcyer me futjen e një monedhe dixhitale të bankës qendrore. Bank of England potencialisht do të duhet të respektojë rregullat e klientit të vet për të parandaluar përdorimin e monedhës për financimin e terrorizmit ose pastrimin e parave. Ekzistenca e saj mund të dëmtojë shëndetin e bankave tregtare, duke hequr depozitat në të cilat ata mbështeten.
“Bank of England” tha që task forca do të shqyrtojë këto mundësi dhe rreziqe, do të vlerësojë teknologjitë alternative dhe do të shqyrtojë zhvillimet në vendet e tjera. Pastaj do të siguronte “një vlerësim rigoroz, koherent dhe gjithëpërfshirës të çështjes së përgjithshme për një monedhë dixhitale të bankës qendrore të MB”, tha ajo në një deklaratë.
Task forca do të bashkëkryesohet nga Jon Cunliffe, zëvendës guvernator për stabilitetin financiar në “Bank of England” dhe Katharine Braddick, drejtori i përgjithshëm i thesarit i shërbimeve financiare. /Financial Times