zoom

Lajme

ANGLI-SHQIPËRI/ Sylvinho bën ndryshime në pjesën e dytë, hedh Brojën në fushë

Në kërkim të golit të barazimit, tekniku Sylvihno bëri ndryshime në formacion pas rikthimit në fushën e blertë, pas pushimit të pjesës së parë.

Sylvihno hodhi në fushë sulmuesin Armando Broja në minutën e 62, ndërsa minutat e lojës mbaruan për Bajramin.

Vjen momenti i Armando Brojës. Silvinjo hedh në fushë sulmuesin, në kërkim të barazimit. Largohet nga loja Bajrami.

Ndërkohë, Anglia po ushtron presion dhe po kërkon të vulosë fitoren me një gol të dytë.

Në minutën e 59, një nddërhyrje vendimtare e Arlind Ajetit i largoi një top nga këmbët Rashofrd, i cili po i drejtohej portës.

Pak sekonda më pas tentoi me kokë edhe Kane, por topi shkoi jashtë./ Zoom.al

Postime të lidhura