zoom

Të gjitha

Në Londër kremtohet dita e Commonwealth

Anëtarët e familjes mbretërore britanike dhe kryeministri Boris Johnson ndoqën shërbimin vjetor të Ditës së Commonwealth në Westminster Abbey të Londrës .

Mbretëresha Elizabeth e II, e cila ishte shëruar nga COVID 19  kohët e fundit, nuk mori pjesë në ceremoni, por  Princi Charles dhe Camilla, Duka dhe Dukesha e Cornwall-it, si dhe Princi William dhe gruaja e tij Kate Midleton morën pjesë në ngjarje.

Sipas faqes së internetit të Ditës së Commonwealth, ngjarja është “një festë vjetore e vëzhguar nga njerëzit në të gjithë Komonuelthin në Afrikë, Azi, Karaibe dhe Amerikë, Paqësor dhe Evropë”.

Dita e Komonuelthit festohet të hënën e dytë të marsit. Çdo vit mbart një temë tjetër, por secili vend mund të festojë ditën kur zgjedhin./L.K

/Zoom.al