zoom

Bota

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Rusia paralajmëron pasoja

Gjatë ditëve të fundit, Finlanda dhe Suedia kanë diskutuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, në mes të konfliktit në Ukrainë, sipas Sky News.

Por diçka e tillë nuk është pritur mirë nga Moska. Ish-udhëheqësi rus Dmitry Medvedev ka thënë se nëse të dyja vendet anëtarësohen në NATO, do të përballen me pasoja të mëdha.

Ai tha gjithashtu se ndërsa nuk do të përbënte një ndryshim të madh për Rusinë, vendi do t’i shihte ata si kundërshtarë dhe do të “merrte masa” në rajon.

Një nga pikat kryesore të konfliktit Ukrainë-Rusi ishin ambiciet e saj për tu anëtarësuar në NATO.