zoom

Të gjitha

Anët e errëta të martesës, Hailey Bieber në një rrëfim të pazakontë

Edhe pse janë shfaqur të lumtur krah njëri-tjetrit, vitet e para të martesës së Hailey dhe Justin Bieber nuk kanë qenë aspak të lehta.

Hailey rrëfeu se u sulmua shumë nga fansat pas martesës me Justin pasi ata vazhdimisht e krahasonin atë me ish të dashurën e këngëtarit, Selena Gomez.

“Ata filluan të më helmojnë mendjen dhe po vija në dyshim gjithçka. Arrita aq poshtë sa pyesja veten nëse kisha halucinacione.

Isha duke ngrënë mëngjes me burrin tim kur nisa të kisha simptoma të goditjes dhe më dërguan në spital. Zbulova se kisha një mpiksje shumë të vogël në tru, e cila kishte shkaktuar mungesë oksigjeni”- tha ajo.