zoom

Sport

Ancelotti: Mourinhos i duhet kohë, ai ka sjellë entuziazëm në ekip

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha se Jose Mourinhos duhet t’i jepet kohë te Roma, dhe se klubi po kalon në një moment tranzicioni.

“Roma është në një moment tranzicioni. Mourinho sapo ka ardhur, ai ka sjellë entuziazëm dhe ne duhet t’i japim atij kohë”, tha trajneri.

Ancelotti përgatitet të përballet me Interin në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme dhe për këtë arsye ka një sy në ndeshjen mes Romës dhe Interit këtë fundjavë fundjavë.