zoom

Bota

Analiza e DW: Libani, Hazbollahu dhe frika nga një luftë rajonale në Lindjen e Mesme

Kabineti izraelit i sigurisë ka vendosur duke i dhënë kompetencat kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe ministrit të Mbrojtjes Joav Galant, “të vendosin për llojin, mënyrën dhe kohën e veprimit kundër organizatës terroriste Hazbollah”, njoftoi zyra e kryeministrit të dielën (28.07.2024) në mbrëmje.

Netanjahu e pati kërcënuar milicinë pro-iraniane më parë, se do të “paguajë një çmim të lartë. Me këtë Izraeli reagoi ndaj sulmit me raketë të supozuar se mban përgjegjësi Hazbollahu ndaj një fushe futbolli.

Ata thonë, se kanë frikë, që ushtria izraelite do të vazhdojë të zgjedhë objektiva dhe do të përdorë të tjera sisteme armësh. Një libaneze e re, që do të mbetet anonim, thotë për DW, se ajo po kalon natën e dytë jashtë shtëpisë së saj në lagjen Dahieh, sepse kjo dominohet prej Hisbollahut. Ndonëse rreziku i përshkallëzimit ndërkohë nuk duket të jetë i pakalkulueshëm, ajo preferon të jetë e sigurtë.

Një libaneze tjetër thotë, se është e shqetësuar. Ende rreziku mund të kontrollohet, por jam e shqetësuar për një pjesë të familjes, që jeton në jug të vendit.

Shtet i dobët, shoqëri i e dobët

Nëse konflikti zgjerohet, ai do të prekte shtetin gjithësesi të dobët të Libanit. Sipas një raporti të Bankës Botërore ky vend ka borxhe masive. Detyrimet arrijnë në 180 përqind të produktit bruto në vend. Kuota e varfërisë, sipas një raporti tjetër të Bankës Botërore vitin e kaluar u trefishua. Më 2024, sipas raportit, 44 përqind e libenazëve jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Prej vitesh shteti libanez është aspak ose fare pak i aftë të veprojë. Dobësia e tij u duk në gusht 2020 gjatë shpërthimit gjigand të 2750 tonëve amoniumnitrat në depon e portit të Bejrutit, që shkatërroi pjes ëtë tëra të qytetit. Mbi 200 vetë humbën jetën nga kjo fatkeqësi dhe mbi 6500 u plagosën. Mbi 30.000 vetëve iu desh të largohen nga shtëpitë. Edhe pse kanë kaluar vite autoritete libaneze e kanë neglizhuar që të transprotojnë n ënjë vend të sigurtë mbetjet e kimikateve, që konsiderohen të rrezikshme.

Të tjera vështirësi shkaktohen prej vendeve fqinjë. Në Liban kanë gjetur strehim prej luftës në Siri rreth 1,5 milionë sirianë. Në këtë shtet jetojnë ndërkohë edhe një Içerek milioni refugjatë palestinezë, pjesërish ata ndodhen prej dekadash në kampe refugjatësh në Liban. Që konfrontimi mes Izraelit dhe Hisbollahut mund të përshkallëzojë më shumë, kjo mund ta dëmtojë edhe më shumë Libanin. Linjat ndërkombëtare ajrore i kanë pezulluar ose ndërprerë tërësisht fluturimet për në Bejrut.

“Këtyre u shtihen edhe paraljëmrimet ndërkombëtare për udhëtimet drejt Libanit.” Të hënën (29.07.2024) Ministria e Jashtme në Berlin u bëri thirrje gjermanëve të largohen nga Libani.

Rrezik për infrasktrukturën e fundit funksionuese

Para disa muajash ish-ministri i Ekonomisë dhe nënguvernatori i Bankës Qendrore libaneze, Nasser Saidi, pati paralajmëruar për efektet e luftës Izrael-Hamas ndaj Libanit. “Gjendja ekonomik mund të përkeqësohet vrullshëm”, i tha ai gazetës “The National” në Abu Dhabi.

Nëse gjendja përshkallëzohet, ka mundësi që edhe infrastruktura e mbetur ende funksionuese përfshirë edhe portet e aerportet mund të shkatërrohet. “Kjo në sfondin e varësisë së madhe të vendit prej diasporës libaneze, që është si një arterie ekonomike për vendin”.

Nëse konflikti përhapet, kjo mund të ketë pasoja katastrofale, thuhet edhe në një analizë nga korriku i këtij viti i Thinktankut Atlantic Council në. Kjo mund të nënkuptonte një kthim tek “lufta e vazhdueshme”. Po ashtu luftëtarë nga i gjithë rajoni mund t’i bashkoheshin Hisbollahut të mbështetur nga Irani, gjë që do ta bënte edhe më të rrezikshëm konfliktin.

Në qendër të tensioneve do të ishte Libani. Ky vend nuk është në gjendje të përballojë një krizë të mëtejshme e jo më një luftë me Izraelin, thotë Michael Bauer.