zoom

Politikë

Amnistia drejt dështimit? Basha: S’marrim pjesë seancën e nesërme, lirohen zyrtarët e korruptuar!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk do të marrë nesër pjesë në seancën parlamentare kur do të votohet edhe ligji për Amnistinë Penale.

Ai ka shtuar se një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo janë nën hetim.

“PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar.

Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar”, tha ai. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura