Aplikacion
45 minutat e para u mbyllën në ekulibër të plotë 0-0. Në pjesën e dytë, Ilirid Ademi kaloi skuadrën nga Shijaku në avantazh në minutën e 65’. 27-vjeçari shfrytëzoi një krosim të Florian Kadriut dhe mposhti me kokë Gentian Selmanin.
Në fund Amir kishte një shans të artë për të dyfishuar shifrat, por gaboi përballë portierit.
Në aksionin e radhës kurbinasit evituan humbjen nëpërmjet Serxho Ujkës, që shënoi në minutën e fundit.
Mesfushori tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente brenda zonës kundërshtare, duke i dhuruar një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Kjo ishte ndeshja e katërt që Erzenit nuk merr tri pikët, ndërkohë që Laçi rikthehet të marrë pikë pas dy humbjeve radhazi në Kurbin përballë Egnatias e Bylisit. /zoom.al/