zoom

Aktualitet

“Ambjent i vështirë me brryla dhe intriga”, Këshilltarja e Bashës rrëfen përvojën e saj në TV

Desada Metaj është një nga gazetaret më të vjetra shqiptare, ndoshta që prej nisjes së televizioneve private në Shqipëri. Me një karierë të gjatë fillimisht në Shijak Televizion dhe më pas në Klan ajo ka punuar në pozicione të ndryshme që nga gazetare e deri te kryeredaktore. Në një koment në rrjetet sociale ajo ka rrëfyer pikërisht përvojën e saj në ambientet e televizioneve.

Statusi i Desada Metajt:

Mund të ketë shumë mënyra, fjalë apo fjalime për të përshkruar rrugëtimin tim 24 vjeçar të punës në televizion,nga reportere në kryeredaktore. Megjithatë modestisht mund të them dy fjalë.

  1. Ambjenti i punës në televizion ( si kudo tjetër xhanëm) nuk mund të përkufizohet kurrë si “familje”. Është ambjent i vështirë me brryla, vështirësi dhe intriga si kudo tjetër.
  2. Për fat nuk më është kërkuar kurrë të thurr në publik lavde për pronarët, kushdo qofshin ata. Kjo më ka kushtuar disi rritjen e rrogës po ja ka vlejt për të bërë gojën çorap me ndonjë shkrim kundër linjës editoriale të TV  apo status në FB.

Për të tjerat pastaj dhe poezitë idilike të familjes televizive x apo y… hajt se folim

Desada from Shijak tv since 1998