Aplikacion
“Vizioni ynë është për një Europë të fortë dhe natyrshëm edhe për një Shqipëri të fortë”, tha ambasadorja franceze.
Ajo mori pjesë në një aktivitet në fakultetin e gjuhëve të huaja në universitetin “Luigj Gurakuqi”.
“Ju i referoheni ngjarjeve të shkuara por dua t’ju them se Franca nuk është se ka bllokuar procesin e integrimit të BE në Shqipëri por ka kërkuar një qasje për një metodologji të re. Do doja të përmendja vizitën e Macron në Shqipëri së fundmi dhe ai gjatë gjithë vizitës së tij ka përmendur mbështetjen e Francës për Shqipërinë sa i përket integrimit në BE.
Gjatë këtij mandati që sapo e kam filluar jemi në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe po punojmë për këtë. Dëshiroj të nënvizoj edhe vizionin që kemi për Europën, për një Europë të fortë dhe normalisht edhe një Shqipëri të fortë. Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpeshta”, tha ajo.
Javët e fundit, faktori ndërkombëtar ka shtuar tonet ndaj politikës shqiptare për ulje në tavolinë, gjetjen e zgjidhjes me negociata dhe realizimin e reformave të kërkuara. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë