Aplikacion
Në një postim në rrjetet sociale, Ferizi e ka quajtur një titull mashtrues shkrimin e medias prestigjioze duke thënë se falë punës së organeve të Shqipërisë u godit ky grup i rrezikshëm.
“Një titull mashtrues nga The Sun. Lavdërime policisë shqiptare për këtë në udhëheqjen dhe menaxhimin e këtij operacioni me ndihmën e SPAK dhe NCA ( Agjencisë Kombëtare Britanike kundra Krimit). Ja ku e keni një titull më të mirë. Policët trima shqiptarë sekuestrojnë armë të tmerrshme të destinuara për gangsterët djallëzor në Londër”- shkruan në rrjetin X ambasadori Ferizi.
Ndërkohë më heret media prestigjioze ‘The Sun’ i kushtoi një artikull në lidhje me grupin kriminal të përbërë prej të paktën 6 personash të cilët kishin arritur që të trafikonin armë zjarri nga Tropoja në Angli.
Operacioni i SPAK çoi në ekzekutimin e masës së arrestit në burg për 3 persona, të cilët u kapën në Tiranë. Ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim dhe dyshohet se ndodhen në Britani. Shtetasit e arrestuar janë Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj, të tre banues në Tiranë. Hetimet për këtë grup të strukturuar kriminal kishin nisur që në vitin 2023.