zoom

Bota

Ambasadori izraelit tregon numrin e celularit të kreut të Hamasit:Flisni me të e kërkoni armëpushim

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka publikuar numrin e telefonit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar gjatë takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Erdan ndërkohë që po fliste dhe mbante në dorë një pankartë me numrin e telefonit të Sinwar, duke u thënë shteteve të pranishmëve që ta kontaktojnë direk dhe të diskutojnë për armëpushimin.

“Telefononi dhe pyeteni Yahya Sinwardin. I thoni Hamasit të ulë armët, të dorëzohen dhe të kthejnë pengjet. Kjo do të sjellë armëpushimin e plotë që do të zgjasë përgjithmonë”, tha Erdan.

Asambleja e Përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për armëpushim në Gaza me 153 vota për, disa orë pasi që presidenti amerikan Joe Biden  paralajmëroi Izraelin se po humb mbështetjen.

Në anën tjetër, luftimet në Rripin e Gazës janë duke vazhduar, ku nga të dyja palët raportohet për të vrarë dhe plagosur.