zoom

Politikë

Ambasadori gjerman: Nuk ka sinjalizime për shit-blerje votash

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, deklaroi se në vendin e tij, në Gjermani, nuk ekzistojnë zgjedhje të pjesshme të këtij niveli.

Duke ndjekur nga afër procesin e votimit për zgjedhjet e pjesshme në Shkodër, ai tha se është kureshtar që të shohë se si është atmosfera e zgjedhjeve, duke qenë se janë të pjesshme.

“Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar ka pasur kritike të problematikave të shit-blerjes së votës, për të cilat kam kontaktuar dhe me autoritetet përkatëse, me lutjen që të ndiqeshin në mënyrën e duhur. Për zgjedhjet aktuale nuk kam pasur sinjalizime të tilla për shit-blerje votash”.

Postime të lidhura