Aplikacion
Bardheblutë kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Luksemburg, ku të mërkurn prej orës 19:30 do të përballen me Dudelange në stadiumin “Jos Nosbaum”, për llogari të turit të parë.
Por ndonëse klubi merr pjesë në kompeticionin më prestigjoz për klube, Champions League, stafi drejtues i Tiranës, tregon amatorizëm dhe lë për të dëshiruar.
Një ditë përpara ndeshjes klubi duhet të zhvillojë konferencën për shtyp, ku trajneri del përpara mediave dhe i përgjigjet interesit të gazetarëve.
Skandali i Tiranës, merr përmasa më të mëdha, kur shikon, që bashkë me ekipin kanë udhëtarë edhe katër gazetarë të njohur sportivë, të cilët mund të merrnin pjesë në konferencë dhe të pyesin trajnerin për ndeshjen e rëndësishme.
Por zyra e shtypit nuk e ka parë të arsyeshme organizimin e një konference, dhe publikimin e saj në kanalet zyrtare për mediat shqiptare.
Si duket vizioni i drejtuesit të zyrës së shtypit është të zhvillojë “quize” dhe të pyes tifozët se kush do të shënojë nesër dhe si del ndeshja, sesa të zhvilloj një intervistë me trajnerin Orges Shehi.
Mbase te Tirana, mendojnë se nëse flasin në prag të ndeshjes, kundërshtari mund t’i zbulojë strategjinë dhe për t’u kamufluar zgjedhin heshtjen.
KF Tirana nuk është pronë private, nuk është biznes familjar, ku familja Halili, mund të veprojë si të dojë, por është një institucion dhe duhet të veprojë si klub europian.
Gjithsesi ne urojmë që Tirana të ketë një prezantim dinjitoz dhe të heqin dorë nga këto sjellje amatore. /zoom.al/