Aplikacion
Sulmuesi i Milanit dhe i kombëtares spanjolle në një intervistë për “De Corazon”, u shpreh se arsyjea e ndarjes ishte zgjedhje e tij për të tentuar një aventurë të re në kampionatin italian.
“Marrëdhënia ka përfunduar”, tha Morata, duke specifikuar se donte të ishte “shumë i qartë”.
“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer për mirëqenien e katër fëmijëve tanë, edhe nëse nuk ka kthim prapa. Të dy e kishim të qartë se preferonim t’i jepnim fund martesës”, shtoi ai.
Por, theksoi se ishte “shkatërruar” nga ky vendim. “Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte një zhvendosje tjetër. Nuk kam qenë kurrë jobesnike ndaj saj, është gruaja më e rëndësishme në jetën time. Nuk e kishim menduar më parë sepse e donim shumë njëri-tjetrin”.