zoom

Slider

Allegri: Telefonata me Juven ndryshoi gjithçka, ja dallimi nga viti 2014

Massimiliano Allegri ka dhënë një intervistë të gjatë për GQ Italia, ku ka folur në lidhje me një prapaskenë interesante sa i përket një marrëveshje në parim me Real Madrid, por një telefonatë ndryshoi gjithçka. Ai gjithashtu foli dhe për rikthimin e tij, për herë të dytë në Torino, pasi provoi të udhëhiqte Juventus në vitin 2014, ndërsa në anën tjetër shprehu konsideratën e tij për Vlahovic dhe Danilon.

“E them dhe e përsëris. Atë vit kisha nënshkruar një marrëveshje me Real Madrid, përpara se në mëngjes të telefonoja presidentin që nuk do shkoja aty sepse kisha zgjedhur Juventus.  Ai më falenderoi. Nuk kam dyshime për këtë zgjedhje sepse Juventus më kërkoi që në muajin maj.”, tha Allegri.

RIKTHIMI– “Është një sfidë e bukur dhe interesante me të cilën kam fatin ta përballoj së bashku me një pronë që ka qenë gjithmonë e njëjtë dhe që, si unë, dëshiron të fitojë përsëri.

Kur erdha për herë të parë në 2014 gjithçka ishte ndryshe. Antonio Conte kishte bërë një punë të madhe me klubin, fitoi tre kampionate dhe ndërtoi një ekip shumë të fortë që duhej vetëm të rafinohej. Ky vit është një ekip shumë i ndryshëm nga ai, me shumë lojtarë të rinj, me lojtarë të fortë por me më pak përvojë.

Por ata janë duke u nisur nga një bazë e qartë, e cila është ADN-ja e Juventusit, dhe që konsiston në kthimin në fitore, të dish të vuash dhe të duash gjithmonë të luftosh. Pas kthimit gjeta një grup djemsh shumë të disponueshëm dhe teknikisht të mirë.

Ata u vunë menjëherë në dispozicion, me një dëshirë të madhe për të punuar që është një element që ju transmeton ky klub. Besoj se Juve po rizbulon ndjenjën e përkatësisë, e cila është shumë e rëndësishme në ekipin e parë, por edhe në sektorin e të rinjve.”

DANILO DHE MORATA– “Danilo është një surprizë e mrekullueshme, një kampion dhe shumë inteligjent, një djalë i gatshëm që vendos veten në dispozicion të skuadrës. Është një zbulim i vërtetë.

Morata është shumë i rëndësishëm për ne. Pasi morëm Vlahovic, i thashë që nuk do largohesh sepse do bëhesh lojtar i mirë bashkë me të. Është normale që nëse i kërkon të bëjë gjëra që nuk është në gjendje t’i bëjë, ai mund të mos ecë në mënyrën më të mirë të tij, por të mos harrojmë se ai është vënë në dispozicion dhe ka luajtur për muaj të tërë në një rol që nuk ishte realisht i tij.”

VLAHOVIC– Është djalë i ri, me një eksperiencë të vogël në arenën ndërkombëtare. Por ai ka kualitet, do të përmirësohet dhe ka kohën që dëshiron për ta bërë këtë. Juventus ka bërë një investim të rëndësishëm”.

/zoom.al