zoom

Aktualitet

Alibeaj: Rama e ka kuptuar, vetëm Basha e rrëzon regjimin e tij

Enkelejd Alibeaj foli në studion e “ABC” për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë kësaj bisede Alibeaj tha se tashmë në vend beteja nuk është mes partive politike, por mes regjimit dhe demokracisë.

Ai gjithashtu tha se Partia Demokratike nuk është ndalur asnjëherë së denoncuari vjedhjet, dhunën dhe abuzimet e bëra nga Partia Socialiste.

“Çështja e demokracisë nuk është çështje pazari. Ka disa vlera që nuk duhen prekur. Ndaj them që të gjitha lëvizjet e bëra nga ky regjim nuk janë toleruar ndaj nesh. Ne e dinim që në 2013 që në ëktë vend është ishte duke u instaluar një regjim”, tha ai.

I ndalur tek kërkesa që kreu i PD-së Lulzim Basha të japë dorëheqjen, Alibeaj tha se ai i cili është më i interesuari për dorëheqjen e kryedemokratit është Edi Rama sepse sipas Alibeajt, Basha është i vetmi sipas tij që do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës.

“Edi Rama e ka kuptuar që vetëm Basha është ai që do të rrëzojë regjimin që ka ngritur”, tha Alibeaj.

Më tej ai shtoi: Beteja sapo ka filluar. Do të testojmë të gjithë sistemin e drejtësisë për të parë ka ndodhur apo blerje e votës, presion mbi administratën. Ne jemi në prill, beteja vazhdon edhe sot. Ne po mbledhim të gjithë dokumentet dhe janë ato që do të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve.

Aleanca me LSI-në?

Alibeaj: Këtu e rëndësishme është që shqiptarët të kenë votën e lirë. Për ta siguruar këtë cilët instrumente kam në dorë si opozitë? Kam instrumente për të bërë denoncime dhe ne si opozitë i kemi përdorur të gjitha. Ne nuk jemi çetë paramilitare për të hapur luftë. Rama e ndryshoi kushtetutën në mënyrë të njëanshme sepse edhe Kodi Zgjedhor pas marrëveshjes së 5 qershorit u ndryshuar në mënyrë të njëanshme. I hoqi listat e përbashkëta. Kushtetutën e ndryshoi për të hequr koalicionet.

Humbja e 3 radhazi?

Alibeaj: Humbje…e para termi pushtet është i gabuar. Shqiptarët nuk hymë për pushtetit. Ne shohim realitetin. Nuk është çështje pushteti, por do të jemi në regjim apo demokraci? Për të kaluar tek përgjegjësi, dio të hem që jam i gatshme të mbaj përgjegjësi. Por duhet të analizohet cilën betejë është lënë pa u bërë.

A hyra unë në këtë betejë  duke rreshtuar pas vetes radhë me kriminelë absolutisht jo…Pra ne kemi bëri maksimumin e të gjitha përpjekje me instrumentet e pakta në dorë, për të denoncuar, mbrojtur dhe ndjekur në vazhdimësi këtë betejë. E dini çfarë…ne dolëm më të fortë. 622 mijë shqiptarë nënë presion , të goditur besuan se ky regjim rrëzohet dhe do të rrëzohet.

E pranoni rezultatin?

Alibeaj: Ajo që po them është se askush, as Basha as Zoti nuk ka të drejtë që votën e shqiptarëve ta konsideroj…Ne kemi detyrim të krijojmë maksimumin e kushteve dhe kur përdoret gjithçka për të presionuar shqiptarët, askush nuk ka të drejtë t’i thotë, i pranoj apo jo. Ne fillimisht i futemi betejës…

-Duhet të mbajë përgjegjësi Lulzim Basha?

Alibeaj: Jo. Sepse të dalësh nga ky proces i padrejtë i pabarabartë, me presionin , paratë e krimit, ky rezultat tregon forcën bashkimin e të paktën 622 mijë shqiptarëve. Ata kërkojnë largimin e regjimit dhe kthimin e demokracisë. Kjo është betejë dhe në betejë s’ka kthim pas.